Hezbollahu e emëron Naim Qassemin si pasues të liderit të vrarë, Nasrallah

Bota

Hezbollahu e emëron Naim Qassemin si pasues të liderit të

Hezbollahu e ka emëruar Naim Qassem pasues të liderit të vet të vrarë, Hassan Nasrallah, njoftoi të martën grupi libanez.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

“Këshilli Shura [qeverisës] i Hezbollahut u pajtua ta emërojë… Sheikh Naim Qassem sekretar të Përgjithshëm të partisë”, tha grupi i mbështetur nga Irani në një komunikatë.

“Ne i betohemi Zotit dhe shpirtit të dëshmorit tonë më të lartë dhe më të çmuar, Sayyed Hassan Nasrallah, dëshmorëve, luftëtarëve të qëndresës islamike dhe popullit tonë të qëndrueshëm, të durueshëm dhe besnik, se do të punojmë së bashku për të arritur parimet dhe qëllimet e Hezbollahut dhe për ta mbajtur të ndezur flakën e rezistencës dhe flamurin e ngritur lart derisa ta arrijmë fitoren”, thuhet në komunikatë.

ME TE LEXUARAT