Harry shtyn largimin e tij nga Pallati Mbretëror, zbulohet arsyeja

Bota

Harry shtyn largimin e tij nga Pallati Mbretëror, zbulohet arsyeja

Më 17 prill iu dha lamtumira e fundit princit Philip, bashkëshortit të ndjerë të mbretëreshës së Britanisë, Elizabeta II. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë 30 persona për shkak të kushteve të pandemisë.

Mbretëresha u shfaq në ceremoni e veshur me të zeza, duke qëndruar e vetme dhe me kokën ulur. Ndërkohë ky funeral bëri bashkë pas shumë kohësh dy vëllezërit, princin Harry dhe William.

Mediat e huaja raportojnë se princi William kërkoi që të mos ecte krah për krah me të vëllanë, Princin Harry, në ceremoninë e vdekjes së gjyshit të tyre. 38- vjeçari, kishte bërë kërkesë që ata të ndaheshin në mes nga kushëriri i tyre, Peter Phillips, djali i Princeshës Anne, teksa ecnin të shtunën pas arkivolit të Princit Philip.

Megjithëse s’u mirëprit si duhet, Harry do ta zgjasë edhe më shumë qëndrimin e tij në Pallatin Mbretëror. Kjo sepse gjyshja e tij, Mbretëresha Elizabeth, do të festojë shumë shpejt ditëlindjen.
Ndaj, ai ka dashur të jetë pranë gjyshes në këtë ditë të sajën.

Kujtojmë se Duka dhe Dukesha e Sussex u tërhoqën nga jeta dhe detyrat mbretërore në fillim të marsit të vitit të kaluar së bashku me djalin e tyre, Archie.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion