Hapja e bareve dhe qendrave estetike, qeveria britanike lehtëson masat anti-Covid, ja vendimi i fundit

Bota

Hapja e bareve dhe qendrave estetike, qeveria britanike lehtëson masat

Një tjetër vendim  ka marrë qeveria britanike, lidhur me masat për parandalimin e Covid-19. Kryeministri Boris Johnson i ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, ndërsa u bë me dije se ky vend ka lehtësuar masat.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm, pasi rritja e rasteve në të gjithë Europën dhe përhapja e varianteve  të reja kërcënojnë  fushatën e vaksinimit tonë. Pavarësisht  lehtësimit të masave sot, të gjithë duhet të vazhdojmë të zbatojnë dhe respektojmë masat në fuqi”, tha ai.

Mediat britanike kanë shkruar se njerëzit  do të jenë në gjendje të takohen në grupe me gjashtë persona dhe gjithashtu do të rifillojnë  sportet e organizuara në natyrë. Gjithashtu, qeveria ka në plan të lejojë që rihapjen e bareve, së bashku me shërbimet jo-thelbësore siç janë parukierit, duke filluar nga data 12 Prill.

ME TE LEXUARAT