Hakmerret Izraeli, arreston familjarët e palestinezëve të arratisur

Bota

Hakmerret Izraeli, arreston familjarët e palestinezëve të

4 ditë pas arratisjes së 6 palestinezëve nga burgu izraelit, forcat vendase vendosën të hakmarren. Mediat ndërkombëtare mësohet se forcat izraelite kanë arrestuar të afërmit e tyre. Bëhet fjalë për 4 prej tyre.

Forcat izraelite gjithashtu filluan kërkimet shtëpi më shtëpi në qytetet Arraba, Ya’bad, Bir al-Basha dhe Deir Abu Da’if në Bregun Perëndimor, sipas banorëve vendas. Kujtojmë se 6 palestinezët u arratisën të hënën, duke krijuar një tunel në burg, nga lavamani. Pikërisht ky veprim është përshëndetur nga fraksionet palestineze si një “fitore e madhe”.

Nga ana tjetër, arratisja e tyre nga burgu i sigurisë së lartë, nxorri Izraelin keq.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion