Djegia e spitalit Covid në Tetovë, zyrtari i lartë: Gjendja e të lënduarve është stabilizuar

Një ditë pas djegies së spitalit Covid-19 në Tetovë, ku mbetën të vdekur 14 pacientë, ka reaguar zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani. Në fjalën e tij, ky i fundit foli për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar nga zjarri në spitalin COVID në Tetovë.
“Të dhënat zyrtare të vdekurve do të dalin shumë shpejtë, derisa prokurori dhe hetuesia është në vendin e ngjarjes nuk mund të themi një numër të saktë të viktimave.

Gjendja e të lënduar është e stabilizuar, por nuk kemi informata ende të reja, deri tani ishim në terren dhe nuk kemi informacione. Mbi 20 pacient me COVID-19 kanë qenë duke u shëruar në bazë të evidencës tonë, por përderisa hetuesia dhe prokurori nuk mund të them asgjë”, tha ai.


