Bombola gazit u bë shkak për tragjedinë në Tetovë, gazetari: Spitalit në gusht iu dëmtua…

Kosovë&Rajon

Bombola gazit u bë shkak për tragjedinë në Tetovë,

Një natë më parë, një spital i Covid-19 në Tetovë u përfshi nga flakët, ku për pasojë ndërruan jetën 14 persona, pacientë dhe persona nga stafi mjekësor, ndërsa janë plagosur 9 të tjerë. Për “ABC-ja e Mëngjesit”, gazetari Seladin Xhezairi ka bërë me dije se shkak për këtë tragjedi është shpërthimi i një bombole gazi, që dyshohet se ka përhapur me shpejtësi gazin në të gjithë spitalin.

Sipas tij, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:02, ndërsa në spital raportohet se kanë qenë rreth 26 persona. Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, gazetari solli në kujtesë se në këtë spital, më 23 gusht iu dëmtuan tubat e oksigjenit dhe të ajrit të kondensuar por policia ende nuk e ka zbardhur çështjen.

Bombola gazit u bë shkak për tragjedinë në Tetovë,

“Burime të brendshme dhe dëshmitarë okular tregojnë se ka pasur një zjarr të madh dhe nuk u ka dhënë hapësire punonjësve të ikin. Zjarri ka qenë i papritur. Dyshohet se kanë shpërthyer bombolat e gazit. Shpërthimi ka ndodhur diku rreth orës 21:02. Deri në shpërthim raportohet se ka pasur 24 apo 26 të punësuar në këtë spital. Raportohet se 4-5 persona kanë mundur të dalin nga spitali covid.

Më 23 gusht ka pasur një përpjekje sabotimi dhe ka pasur dy dëmtime të tubave që çojnë oksigjen dhe ajër në këtë spital. Nuk është zbardhur se kush dhe pse u dëmtuan dy tubat. Në atë kohë numri i viktimave do të kishte qenë më i lartë. Janë të paktën 10 viktima dhe nuk dihet se sa do shkojë bilanci. Nuk mbahet mend që një tragjedi e tillë të ketë ndodhur”, tha ai./abcnews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion