Greqia feston 200 vjetorin e Pavarësisë, përlotet Princi Charles

Bota

Greqia feston 200 vjetorin e Pavarësisë, përlotet Princi Charles

Ditën e sotme, Greqia feston 200 vjetorin e Pavarësisë, duke organizuar një ceremoni të madhe me shumë aktivitete. I pranishëm në këtë ditë të shënuar për Greqinë, ishte edhe Princi Charles, bashkë me bashkëshorten Camilla, që është fotografuar i përlotur gjatë kësaj ceremonie.

 Mediat greke shkruajnë se pasi vuri kurorën në emër të vendit të tij, Britanisë së Madhe, emocioni ishte i qartë dhe raportohet se në momentin që u luajt himni kombëtar britanik, ai nuk i mbajti dot lotët.

Babai i Princit Charles, pra bashkëshorti i mbretëreshës Elizabetë ka lindur në Korfuz , ndërsa nëna e tij ishte me origjinë greke. Monarku britanik mbërriti ditën e djeshme në Greqi me rastin e 200 vjetorit të Pavarësisë së Greqisë.

Princi i Uellsit Dukesha e Cornëall u mirëpritën nga Ministri i Jashtëm Nikos Dendias dhe më tej u pritën në Galerinë Kombëtare nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe gruaja e tij Mareva Graboëski-Mitsotakis.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion