Publikohen pamjet e përplasjes fatale të avionit në Korenë e Jugut

Pamje tronditëse të aksidentit ajror fatal në një aeroport të Koresë së Jugut, tashmë janë publikuar.
Nga aksidenti mbijetuan vetëm dy persona, të dy anëtarë të ekuipazhit, kurse 179 persona në bordin e avionit humbën jetën.
Hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende në vazhdim.
Goditje nga zogjtë apo moti i keq, pistat që po hetohen për rrëzimin e avionit me 179 të vdekur, "u ul pa rrota"

Moti i keq dhe prania e shpendeve qe mund te kene goditur motorin se krahet e avionit, po hetohen si shkaqe qe tragjedise me më shumë se 170 persona të vdekur pasi aeroplani u rrëzua teksa po ulej në Korenë e Jugut mëngjesin e së dielës.
Avioni i Jeju Air doli nga pista para se të përplasej me një mur në Aeroportin Ndërkombëtarnë jugperëndim të vendit.
Avioni, i cili po kthehej nga Bangkoku, në Tajlandë, mbante 181 persona - 179 prej të cilëve kanë vdekur, ndërsa dy anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan nga rrënojat.
Autoritetet po hetojnë shkakun e rrëzimit, për të cilin zyrtarët e zjarrit kanë treguar se mund të ketë ndodhur për shkak të goditjes së shpendëve dhe motit të keq.
Fluturimi me kod 7C2216, po kryhej nga një avion Boeing 737-800 i operuar nga Jeju Air, linja ajrore buxhetore më e njohur në Kore.
Avioni mbërriti në Muan rreth orës 09:00 me orën lokale (00:00 GMT).
Një zyrtar i transportit të Koresë së Jugut tha se avioni kishte tentuar të ulej, por u detyrua të ndalonte pasi kontrolli i trafikut ajror dha një paralajmërim për goditjen e shpendëve - një alarm për rrezikun e një përplasjeje me zogjtë.
Rreth dy minuta më vonë, piloti thirri një "Mayday" dhe komanda e trafikut ajror dha leje që avioni të ulej nga drejtimi i kundërt, tha zyrtari.
Një pasagjer në fluturim i dërgoi mesazh një të afërmi, duke thënë se një zog "kishte ngecur në krah" dhe se avioni nuk mund të ulej, raportuan mediat lokale.
Një video duket se tregon aeroplanin duke u ulur pa përdorur rrotat e tij ose ndonjë mjet tjetër uljeje. Ajo rrëshqiti në pistë dhe u përplas me një mur përpara se të shpërthente në flakë.
Një dëshmitar i tha agjencisë koreano-jugore të lajmeve Yonhap se ata dëgjuan një "shpërthim të fortë" të ndjekur nga një "seri shpërthimesh".
Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë se aeroplani digjet nga tymi që ngrihet në qiell. Ekipet e zjarrfikësve e kanë shuar zjarrin.
Lee Jeong-hyun, shefi i departamentit të zjarrit Muan, tha në një konferencë televizive se pjesa e bishtit të avionit ishte e identifikueshme, por "nuk mund të dallohet forma e pjesës tjetër të avionit".
Ai tha se goditja e shpendëve dhe moti i keq mund të kenë shkaktuar përplasjen - por se shkaku i saktë është ende duke u hetuar. Kutite e fluturimit dhe regjistruesit e zërit nga avioni janë gjetur.
Kreu i menaxhimit të Jeju Air tha se përplasja nuk ishte për shkak të "ndonjë çështjeje të mirëmbajtjes", njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.
Departamenti i transportit të Koresë së Jugut tha se piloti kryesor në fluturim kishte mbajtur këtë rol që nga viti 2019 dhe kishte më shumë se 6,800 orë përvojë fluturimi.


