Dyshohet se mori peng një person, i gjendet kanabis dhe 500 fishekë në shtëpi

Aktualitet

Dyshohet se mori peng një person, i gjendet kanabis dhe 500 fishekë

Një 58-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Skrapar, pasi dyshohet se i hoqi lirinë një shtetasi, e kanosi dhe e goditi atë me sende të forta, për motive të dobëta,
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti rreth 500 gramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 fishekë luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 36-vjeçari se një shtetas i kishte hequr lirinë, si dhe e kishte kanosur dhe dhunuar, kanë organizuar dhe kanë finalizuar në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Berat, operacionin policor të koduar “Mix”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 58 vjeç, banues në Skrapar.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 58-vjeçari, për motive të dobëta, i ka hequr lirinë një 36-vjeçari, për rreth 2 orë, në një rrugë të pafrekuentuar, në periferi të qytetit të Çorovodës, ku dhe e ka kanosur dhe e ka goditur atë, me sende të forta.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar A. K., ku kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa dhe 550 fishekë luftarak”, njofton policia.
A2 CNN NEWSLETTER

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion