Goditet banda në Spanjë, kapet jahti me 2.5 ton kanabis, shqiptari mes trafikantëve

Bota

Goditet banda në Spanjë, kapet jahti me 2.5 ton kanabis, shqiptari mes

Rreth 2.5 ton kanabis janë sekuestruar në Spanjë në një operacion të zhvilluar në portin e Santa Pola në Alicante. Droga ishte fshehur brenda bidonëve të naftës.

Mediat spanjolle raportojnë se nga operacioni u arrestuan 6 trafikantë, 5 spanjollë dhe një shqiptar të moshave midis 25 dhe 69 vjeç.

Hetimi filloi me dyshimet se brenda jahtit mund të kishte ngarkesë të dyshimtë dhe nga kontrolli u zbulua kanabisi.

Nga hetimet rezultoi se pas jahtit qëndronte një rrjet kriminal trafiku droge i vendosur në provincat e Alicante dhe Murcia.

ME TE LEXUARAT