“Godet në 600 km largësi”, Koreja e Veriut lëshon raketën. Biden: Do të përgjigjemi...

Bota

“Godet në 600 km largësi”, Koreja e Veriut lëshon

Koreja e Veriut njoftoi se ka zhvilluar një test balistik në orët e para të së enjtes, duke sqaruar se bëhej fjalë për një rakete taktike e komanduar, e llojit të ri.

“Godet në 600 km largësi”, Koreja e Veriut lëshon

Kjo është herë e parë që shteti komunist lëshon një raketë balistike në një vit dhe qe kur Joe Biden u zgjodh president.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara do të reagonin në mënyrë të përshtatshme. Sipas rezolutave të këshillit të sigurimit të OKB-së Koresë së Veriut i ndalohen testet balistike.

Në një deklaratë të lëshuar mëngjesin e së premtes, agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, tha se dy raketat kishin arritur shënjestrën në 600 km largësi në brigjet lindore të Koresë së Veriut, duke kundërshtuar vlerësimet e Japonisë se kishin fluturuar për vetëm 400 kilometra.

“Godet në 600 km largësi”, Koreja e Veriut lëshon

Siç thuhet, raketa e re është në gjendje të transportojë një ngarkesë prej 2,5 tonë, e cila do të bënte të aftë të mbante testet nukleare.

“Zhvillimi i këtij sistemi artilerie ka një rëndësi të madhe në fuqizimin e kapacitetit ushtarak të vendit dhe në përballimin e të gjitha kërcënimeve ushtarake”, citohet të ketë thënë RiPyong Chol, zyrtari i lartë që mbikëqyri testet.

Udhëheqësi Kim Jong Un nuk ishte i pranishëm. Presidenti amerikan Joe Biden e cilësoi aktin si një shkelje të rezolutave të OKB dhe tha se po konsultoheshin me partnerët dhe aleatët mbi mënyrën e reagimit.

Nëse do të ketë përshkallëzim do të përgjigjemi në mënyrën e përshtatshme, por jemi të përgatitur edhe për diplomaci, ishin fjalët e Biden, citon a2 cnn.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion