“Erdha të dëgjoj e të shikoj në sy…”, babai i Klodian Rashës: Plaga ime është edhe e juaja, kërkoj vetëm drejtësi

Aktualitet

“Erdha të dëgjoj e të shikoj në sy…”,

TIRANË
“Plaga ime është edhe e juaja. Kam kërkuar që ditën e parë drejtësi dhe vetëm drejtësi.” me këto fjalë iu drejtua sot mediave babai i Klodian Rashës, i cili ishte i pranishëm sot në procesin e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës për policin Nevaldo Hajdaraj, të akuzuarin për vrasjen e djalit të tij 25-vjeçar Klodian Rasha.

“Plaga ime është edhe e juaja. Kam kërkuar që ditën e parë drejtësi dhe vetëm drejtësi. Sot erdha të dëgjoj të shikoj në sy ballë për ball cfarë do të thotë drejtësia.


Mendoj që tragjedi të tilla të mos u ndodhë asnjë familje, asnjë zemër nëne të mos plagoset. Asnjë zemër vajze e djali të mos vritet në një mënyrë macabre si puna e djalit tim.” u shpreh Qazim Rasha për mediat.

Sot në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca paraprake ndaj ish-efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha mëngjesin e 8 dhjetorit në zonën e Laprakës.

Ndaj efektivit të forcave shqiponja Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje. Vetë Hajdaraj ka qenë në seancën e sotme, ku gjatë gjithë kohës ka qendruar me kokën ulur.

Më herët, Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar falje Qazim Rashës në sallën e gjyqit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion