1 vit pandemi botërore, 100,000 të vdekur në Itali nga Covid

Bota

1 vit pandemi botërore, 100,000 të vdekur në Itali nga Covid

Të paktën 100,000 të vdekur kanë mbetur në Itali, si pasojë e Covid-19, në një vit pandemi. Statistikat e publikuara sot tregojnë se kjo ka sjellë pasoja në demografinë e vendit.

 “Demografia e vendit tonë ka pësuar një ndryshim të madh për shkak të vdekjeve nga Covid-19. Në vitin 2020, numri i përgjithshëm i të vdekurve arriti në 746.146, numri më i lartë që nga Lufta e Dytë Botërore, me një rritje prej më shumë se 100,000 (+ 15,6%) krahasuar me mesataren e 2015-2019”, tha një deklaratë zyra kombëtare e statistikave italiane ISTAT.

Sipas Ministrisë Italiane të Shëndetësisë, numri i personave që vdiqën për shkak të Covid shkoi në 74,000 në 31 dhjetor të 2020. Italia është vendi i parë europian që u godit më rëndë nga pandemia 13 muaj më parë.

Sipas ISTAT, rajonet veriore janë më të prekurat. Në të njëjtën kohë, numri i lindjeve pësoi rënie (404.104 lindje,  -3.8% krahasuar me 2019). Numri i popullsisë italiane pësoi rënie me rreth 384,000 njerëz në 2020 krahasuar me 2019, “e njëjtë me zhdukjen e një  qyteti me madhësinë e Firences”. Më 31 dhjetor 2020, popullsia ishte 59,257,566 banorë, duke regjistruar një rënie prej 0.6% brenda 12 muajve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion