Doli jashtë kontrollit, raketa kineze bie në tokë gjatë fundjavës, reagon komanda amerikane

Detaje të reja janë dhënë lidhur me raketën kineze e cila ka dalë jashtë kontrollit dhe ka rrezik që të bie në SHBA. Lidhur me këtë situatë, ushtria amerikane bën me dije se Komanda Ajrore është duke monitoruar situatën.
Kujtojmë se 1 javë më parë, raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan, dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor. Astrofizikanti Jonathan McDoëell deklaron se mbeturinat e rrezikshme me shumë gjasa do të shpërthejnë në flakë pasi të kalojnë nëpër atmosferë me shpejtësi hipersonike dhe me shumë mundësi mund të bien në det.
Sipas tij, ekziston një shans që pjesët e raketës mund të bien në një zonë të populluar, si në maj të vitit 2020, kur copa nga një raketë tjetër kineze Mars Long 5B ranë në Bregun e Fildishtë, duke dëmtuar disa ndërtesa, megjithëse nuk pati të lënduar.
Skuadrilja e 18-të e Kontrollit Hapësinor në Bazën e Forcave Ajrore Vandenberg është duke ndjekur raketën moment pas momenti për të caktuar me saktësi vendin se ku ajo mund të bjerë edhe pse hapësira e rrezikuar është shumë e madhe.


