“Gjermanët po përdoren si kavie për vaksinat”

Bota

“Gjermanët po përdoren si kavie për vaksinat”

Zëvendëskancelari Olaf Scholz pak para zgjedhjeve të përgjithshme ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me Covid-19 dhe vaksinat. Gjatë një interviste radiofonike, ai tha se gjermanët po përdoren si kavie për vaksinat.

“50 milionë janë vaksinuar deri më tani dy herë. Ne të gjithë ishim kaviet për ata që kanë pritur deri më tani. Prandaj po e them si një prej atyre 50 milionëve, që gjërat kanë shkuar mirë. Prandaj merrni pjesë”, tha ai.

Ky koment është kritikuar nga kundërshtarët e tij, por edhe nga ata brenda partisë. Kjo pasi deklarata vjen në një kohë kur shumë qytetarë janë skeptikë për vaksinimin. Scholz është kandidat për kancelar i Socialdemokratëve dhe ka gjasa të mira pasi fushata e tij ka njohur vetëm rritje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion