Gjendet i vdekur emigranti në Greqi, dyshohet se është sulmuar nga brejtësa

Bota

Gjendet i vdekur emigranti në Greqi, dyshohet se është sulmuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku mësohet se është gjetur i vdekur një emigrant somalian në një kamp migrantësh në ishullin lindor të Egjeut Chios. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Migracionit një ditë më parë, ku bëri me dije se 28-vjeçari u gjet mesditën e hënë të kaluar, pasi disa somalezë të tjerë që thirrën policinë.

Pas ekzaminimit të kufomës, mjeku njoftoi se ai kishte vdekur për të paktën 10-12 orë më parë dhe identifikoi dy plagë në veshin e burrit dhe dorën e tij të majtë, me shumë gjasa të shkaktuara nga kafshimet e brejtësve.

Ndërkohë që shkaqet e sakta të vdekjes do raportohen pasi të bëhet autopsia. Ministria tha se autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë vrasje nga të tjerë, pasi nuk janë vërejtur mavijosje, lëndime ose plagë të dyshimta në trupin e burrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion