Në SHBA merret vendimi, rikthehet pushkatimi në dënimet me vdekje

Në SHBA, edhe pse vend demokrat, është rikthyer pushkatimi. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Dhoma e Ligjvënësve në Karolinën e Jugut ka votuar për të krijuar një skuadër pushkatimesh për ekzekutimin e të dënuarve me vdekje, pasi ky shtet ndeshet me mungesa të solucionit për injeksionet vdekjeprurëse.
Mësohet se dhoma e miratoi masën me 66 vota pro dhe 43 kundër, duke sjellë një hap më pranë vënien në praktikë të skuadrës së pushkatimit. Në mars Senati i këtij shteti miratoi variantin e tij të kësaj mase me 32 vota pro dhe 11 kundër. Projektligji parashikon që i dënuari me vdekje mund të zgjedhë skuadrën e pushkatimit ose karrigen elektrike nëse ka mungesa të solucionit për injeksion vdekjeprurës. Pas miratimit nga dy dhomat ligjvënëse projektligji i kalon guvernatorit republikan për firmë.


