Gazetarja shtatzënë vritet nga shpërthimi i një bombe në Gaza, ishte nënë e një djali të mitur...

Bota

Gazetarja shtatzënë vritet nga shpërthimi i një bombe

Mes viktimave të një bombardimi izraelit të mërkurën në mbrëmje qëndron emri i Reema Saad, me profesion gazetare, 30-vjeçe, e cila ishte në muajin e katër të shtatzënisë.

Bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj humbën jetën me të. Sipas gazetës, Middle East Eye gazetarja ishte në banesën e saj në periferi të Tal al-Haëa, në jug të qytetit të Gazës, ku rreth orës 01:30 të mëngjesit, ndërtesa u godit nga një tjetër sulm, duke mos i lënë asnjë mundësi asnjë anëtari familjes së saj të shpëtojë.

Pas bombardimeve, ekipet e shpëtimit ndërhynë për të nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënoja. Trupi i Reema u gjet i pajetë, ndërsa burri dhe djali i saj i vogël u dërguan në spital, ku më pas ndërruan jetë.

“Kur zbuloi se ishte shtatzënë, Reema ishte shumë e lumtur”,  tha Samar Saad, motra e gazetares Middle East Eye, duke shtuar se “djali i saj Zaid shpresonte që foshnja të ishte djalë”.

Reema dhe Zaid janë mes 192 civilëve palestinezë të vrarë që nga fillimi i javës, kur Izraeli filloi bombardimet në Rripin e Gazës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion