Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, përfaqësuesi i autoriteteve italiane: Me rëndësi ka qenë…

Kosovë&Rajon

Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, përfaqësuesi i

Në portin e Durrësit mbërriti disa ditë më parë një sasi e madhe droge e cila ishte vënë në ndjekje nga policia italiane dhe ajo shqiptare.

Ngarkesa e drogës ka udhëtuar drejt Kosovës dhe në Lipjan është ndalur nga Policia e Kosovës.

Pas kontrollit të mjetit është gjetur një sasi prej 400 kilogram kokaine.

Pas këtij operacioni, përfaqësues të prokurorisë së Kosovës, të SPAK-ut nga Shqipëria dhe anti mafies italiane u mblodhën në një konferencë live për të treguar për rezultatet e këtij operacioni.

Përfaqësuesi i autoriteteve italiane u shpreh se ka qenë tepër me rëndësi të dihej destinacioni nga ku ka ardhur kjo sasi dhe ku do të drejtohej.

“Dua të falënderoj kryeprokurorin e Kosovës, po ashtu edhe kryeprokurorin e SPAK. Ka qenë me rëndësi të dimë destinacionin nga ka ardhur dhe ku ka qenë e drejtuar kokaina dhe si rezultat do të thotë që ka ardhur drejt sekuestrimit të një sasie të lartë.

Ka qenë një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit të autoriteteve të cilat kanë bërë zbulimin e këtij rrjeti. Falënderoj prokurorët dhe kolegëve të mi”, tha Carriero.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion