Ministrja e Kosovës: Operacionin për kapjen e 400 kg kokainë e autorizova unë

Kosovë&Rajon

Ministrja e Kosovës: Operacionin për kapjen e 400 kg kokainë e

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës Albulena Haxhiu ka folur pas aksionit të përbashkët mes Kosovës, Italisë dhe Shqipërisë që përfundoi me kapjen e rreth 400 kg kokainë, që ishte nisur nga Brazili dhe që kaloi nga Durrësi për në Lipjan.

Haxhiu u shpreh se këtë operacion ndërkombëtar e ka autorizuar sipas kompetencave që i jep ligji.

“Aksioni i përbashkët Itali, Shqipëri, Kosovë, përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikeve dhe uroj që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund.

Këtë operacion ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji për bashkëpunim juiridik ndërkombetar në çështje penale dhe uroj që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente.

Gjithashtu, falënderoj shumë autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie droge dhe operacionin e përbashkët” shkruan ministrja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion