Gaz makinave për ta përkujtuar, qindra grekë përcjellin për në banesën e fundit reperin “Mad Clip” (Video)

Bota

Gaz makinave për ta përkujtuar, qindra grekë përcjellin

Sot është përcjellë për në banesën e fundit reperi “Mad Clip”. 34-vjeçari vdiq disa ditë më parë, pas një aksidenti fatal, për shkak të shpejtësisë.

Ai po kthehej nga një dasëm në orët e para të mëngjesit, kur humbi kontrollin e timonit dhe u përplas me një shtyllë.

Pamjet e bëra publike nga mediat greke tregojnë se para se trupi i tij të shkojë në banesën e fundit, miqtë e tij i jepnin gaz makinave për të përkujtuar shpejtësinë që ai aq shumë e donte dhe i mori jetën.

Ndërkohë, ish e dashura e tij vazhdon të jetë në gjendje të rëndë psikologjike.

Gaz makinave për ta përkujtuar, qindra grekë përcjellin

Mësohet se ajo dhe Mad Clip po tentonin të rinisnin bashkë atë që lanë përgjysmë, por nuk ia dolën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion