Rritja e infektimeve nga Covid-19, ky vend ka nisur vaksinimin e 2-vjeçarëve
Lajmifundit
/
7 September 2021, 10:47
Bota

Përhapja e vrullshme e Covid-19 ka ndërgjegjësuar qeverinë kubane. Mësohet se autoritetet shëndetësore, nisur nga rritje e infektimeve, ka vendosur që të imunizojë popullin duke nisur që nga 2-vjeçarët.
Sipas mediave vendase, nga dje, qeveria ka nisur procesin e vaksinimit për këtë grupmoshë. Mësohet se vaksina e përdorur është vendase, e panjohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas mediave vendase, autoritetet pretendojnë se për këtë vaksinë janë kryer të gjithë testet e nevojshme. Synimi i Kubës është që të vaksinojë të gjithë fëmijët përpara nisjes së vitit të ri shkollor.


