Covid-19 prek 3 fëmijë në Kosovë, mjekia: Një prej tyre në gjendje të rëndë

Kosovë&Rajon

Covid-19 prek 3 fëmijë në Kosovë, mjekia: Një prej tyre

Situata e Covid-19 në Kosovë është alarmante, kjo pasi po prek edhe moshat e reja, përfshirë fëmijë. Doktoresha e Pediatrisë, Violeta Grajqevci ka treguar se aktualisht në spital janë 3 fëmijë me Covid-19, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Numri i rasteve që janë të hospitlaizuar në Klinikën e Pediatrisë gjegjësisht në repartin Covid janë tre fëmijë. Gjendja e dy fëmijëve është stabile kurse fëmija i tretë është me frymëmarrje të asistuar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Për momentin vetëm njëri prej tre fëmijëve është në oksigjeno-terapi në gjendje të rëndë.

Ne nuk kemi pasur numër të vdekjeve me variantin e ri të sëmundjes me Covid-19. Kështu që për momentin nuk mund të flasim për shkaqe të vdekjes sepse nuk kemi pasur ndonjë rast të tillë”.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 25 290./express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion