Shoferi humb kontrollin, aksidenton për vdekje 5 kalimtarë

Bota

Shoferi humb kontrollin, aksidenton për vdekje 5 kalimtarë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Dalian, Kinë, ku një makinë ka shkaktuar vdekjen e 5 personave. Mësohet se viktimat ishin një grup këmbësorësh të cilët po kalonin rrugën në qendër të qytetit. Sipas mediave ndërkombëtare, 5 të tjerë janë lënduar.

Ngjarja ndodhi në një qytet port në gadishullin Liaodong në verilindje të Kinës. Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit e makinave godasin këmbësorët në rrugët e mbushura me njerëz në Kinë. Autoritetet pretendojnë se problemet psikologjike të shoferëve janë shkaku më i zakonshëm i aksidenteve të tilla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion