Gafa e Kremlinit, publikohet video e gabuar e Putinit gjatë mesazhit të tij në Ditën e Gruas

Bota

Gafa e Kremlinit, publikohet video e gabuar e Putinit gjatë mesazhit

Një video e publikuar nga Kremlini me rastin e mesazhit të presidentit rus Vladimir Putin për Ditën Ndërkombëtare të Gruas rezultoi e gabuar. Para se të hiqej dhe të zëvendësohej me versionin e saktë, videon e kishte parë tashmë publiku.

Në video, Putin ndërpret mesazhin e tij për gratë, pasi duket se po “mbytet” gjatë leximit.

“Më lejoni ta them përsëri, sepse… më kruhet pak fytin. Po, më kruhet pak. Gati gati do të filloja të kollitesha. Po flas shumë sot,” shprehet Putin në video.

Departamenti i komunikimit të Kremlinit e zëvendësoi menjëherë videon me versionin korrekt, por gabimi tashmë kishte bërë xhiron e rrjetit.

ME TE LEXUARAT