Fushata elektorale shkon keq, kryeministri kanadez qëllohet me gurë

Bota

Fushata elektorale shkon keq, kryeministri kanadez qëllohet me gurë

Gjatë fushatës elektorale në një fabrikë birre, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, është goditur me gurë të vegjël. Kështu shkruan BBC, pasi disa qytetarë të revoltuar po protestonin për vaksinimit me detyrim ndaj Covid-19 dhe kufizimeve të tjera.

Pak më shumë se një javë më parë, kryeministri u detyrua të anulonte një tubim elektoral pasi një turmë protestuesish të zemëruar i zunë pritë.

Erin O’Toole, udhëheqësja e Partisë Konservatore opozitare, e përshkroi incidentin si “të neveritshëm”. Muajin e kaluar, qeveria kanadeze njoftoi se të gjithë nëpunësit civilë, përfshirë punëtorët në sektorët e rregulluar federalisht, si hekurudha, duhet të vaksinohen deri në fund të tetorit ose të rrezikojnë të humbin punën e tyre. Kanadaja ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit Covid në botë./BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion