India preket nga virusi “Nipah”, ekspertët: 75 herë më i rrezikshëm se Covid-19

Në Indi është shfaqur një virus vdekjeprurës. “The Indian Express” shkruan se të dielen një 12 vjeçar vdiq si pasojë e këtij virusi. Mësohet se me këtë virus janë infektuar 188 persona, 20 prej të cilëve janë në rrezik për jetën.
Sipas kësaj medie, ekspertët e kanë cilësuar virusin “Nipah” si 75 herë më të rrezikshëm se Covid-19. Mësohet se simptomat e këtij virusi janë të vjella, dhimbje muskujsh, dhimbje fyti, temperaturë e lartë dhe dhimbje koke.
Ndërkohë, mësohet se ky virus është 30-vjeçar, pasi në 1990 është shfaqur për herë të parë. Majlazia është vendi që u përball me këtë, ndërsa rastet ishin nën kontroll. India nuk po e përballon këtë situatë pasi është në një luftë të gjatë me Covid-19 dhe kushtet shëndetësore janë në gjendje të mjeruar.


