I moshuari del në rrugë me tharëse flokësh si radar, mashtroi lehtë shoferët

Një i moshuar në Suedi ka bërë veprimin që ka habitur të gjithë, njëkohësisht është cilësuar si shumë komike. Ulf Schwerin, 74 vjeç i lodhur nga shpejtësia e makinave që po merr shumë jetë njerëzish, ka vënë mendjen në punë.
I frymëzuar nga një ngjarje, 74-vjeçari vuri një jelek të verdhë, një kapelë dielli, mori tharësen e flokëve të gruas së tij dhe doli në rrugë. Mediat tregojnë se ai u pozicionua në buzë të rrugës dhe filloi të shënjestronte çdo shofer që kalonte me tharëse flokësh.

Për rreth një orë e gjysmë ajo frikësoi çdo shofer, të cilët ngatërruan Ulfin me një polic trafiku. Sipas tij, shumë kanë filluar të ngadalësojnë apo edhe të frenojnë, në mënyrë që të mos marrin një gjobë.
Këtë veprim të gjithë e kanë duartrokitur.


