Fshihte në shtëpi deputetin që urrente shqiptarët, ukrainasja: Unë nuk mund t’i...

Bota

Fshihte në shtëpi deputetin që urrente shqiptarët,

Ukrainasja 52-vjeçare e cila akuzohet se kishte ndihmuar nënkryetarin e Agim të Artë Christos Pappas të fshihej, ka folur për mediat greke me pranga në duar.

Ajo është dënuar me 30 muaj burg. 52 vjeçarja ka folur para mediave greke ku është shprehur se “Unë nuk mund t’i mbyllja derën atij dhe t’i thoja të largohej. A mund ta bëja unë këtë gjë? Nuk e kisha për qëllim. Do shihja se çfarë do të bëhej”, deklaroi ajo.

52-vjeçarja u shpreh se disa persona kishin parë Pappas, ish-deputetin që urrente shqiptarët, të futej në derën e banesës së saj dhe kishin njoftuar policinë. “Unë jam njeri që i bindet ligjit. Unë vetë do i thërrisja autoritetet. Por nuk e bëra” theksoi ajo.

Gjatë javës së shkuar, policia ka qenë duke e monitoruar strehën me grilat e mbyllura hermetikisht ku fshihej Pappas.

Megjithatë, ish-deputeti grek i Agimit të Artë nuk doli jashtë në asnjë moment, dhe siç tregojnë fqinjët, nuk e kanë parë të dalë asnjëherë nga shtëpia apo të lëvizë në zonë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion