I dashuri kërcënon partneren: Më jep 70 mijë euro, ose do të publikoj fotot intime!

Kosovë&Rajon

I dashuri kërcënon partneren: Më jep 70 mijë euro, ose do
Një i ri nga Kosova kërcënoi të dashurën e tij me publikimin e fotove intime nëse nuk i jepte 70 mijë euro.Denoncimi në polici është bërë nga vetë vajza që ishte shantazhuar nga i dashuri i saj.Për “ta zgjidhur” situatën ka ndërhyrë edhe vëllai i vajzës së shantazhuar, i cili, siç raporton Policia e Kosovës ka kanosur me vrasje të dashurin shantazhues.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia japë 70.000 (shtatëdhjetëmijë) € para të gatshme, se përndryshe do ia dërgojë fotot (intime) familjarëve të saj. Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje”, deklaroi Policia e Kosovës.

Në pranga kanë përfunduar vëllai i vajzës që bëri denoncimin dhe i dashuri i saj që dyshohet se e ka shantazhuar për t’i marrë 70 mijë euro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion