Aksident në Fier, makinat bëhen copash
Lajmifundit
/
4 July 2021, 20:16
Aktualitet

Tri makina u përfshinë në një aksident këtë të diel në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në lagjen Konferenca e Pezës, pranë shkollës së muzikës në këtë qytet.
Nga përplasja, siç mund të shihet edhe në foto, automjetet pësuan dëme të shumta, ndërsa dy prej personave të përfshirë në aksident morën dëmtime të lehta, pa rrezik për jetën.
Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë autoritetet policore, që nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Po ashtu policia ndërhyri për të rregulluar lëvizjen e mjeteve në mënyrë që të mos bllokohej rruga


