Babai i sirianit të arrestuar emër i njohur për policinë, në 2015 dogji biznesin për 1.2 mln euro siguracion

Aktualitet

Babai i sirianit të arrestuar emër i njohur për policinë,

Ditën e sotme policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 24-vjeçarin Ëasim Hajjaz pasi u kap me armë pa leje. Mësohet se i riu është djali i biznesmenit Raghed Hajjazi, i cili në vitin 2015 i vuri flakën biznesit të tij të tapeteve, për të përfituar 1.2 mln € siguracion.

Shifra financiare do të transferohej në llogaritë e biznesmenit si motivacion për dëmin e shkaktuar në fabrikën e tapetave që ndodhej në autostradë, por pas verifikimeve të kryera nga ana e agjentëve të kompanisë private të siguracioneve, ka rezultuar se zjarri ka qenë i qëllimshëm, gjë që çoni në pranga Raghed Hajjazin. Nga zjarri në biznesin e tapeteve mbetën të lënduar si pasojë e asfiksisë 6 persona, 2 punonjës, vjehrra e njërit prej punonjësve dhe 3 zjarrfikës./shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion