Pasi përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, Basha mbledh deputetët, pak para nisjes së seancës plenare

Politikë

Pasi përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, Basha mbledh

Pak para nisjes së seancës parlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar.

Basha për pak minuta diskutoi me të zgjedhurit e rinj të PD-së, ku dha dhe direktivat e fundit pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit. Në krah të zotit Basha në sallën e Kuvendit do të ulen sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi si dhe nënkryetarja e kësaj partie, Jorida Tabaku.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, s’do të hyjë në këtë parlament si pjesë e grupit parlamentar të demokratëve, por si deputet i pavarur. Kjo pasi dje Basha mori vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, deri në zgjidhjen e çështjes që lidhet me vendimin e DASH për shpalljen non-grata nga SHBA.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion