Frikë në Itali, shpërthen sërish vullkani Etna

Bota

Frikë në Itali, shpërthen sërish vullkani Etna

Ka shpërthyer sërish vullkani Etna, duke sjellë frikë. Mediat italiane shkruajnë se shpërthimi ka ndodhur një natë më parë, ku është parë një burim lave, gjëmime të dhunshme dhe një rrjedhje nga krateri Jug-Lindje.

Sipas mediave, ky aktivitet shkaktoi emetimin e një reje shpërthyese e cila, sipas vlerësimeve nga Ingv në Katania, arriti një lartësi prej 11 kilometrash mbi nivelin e detit dhe u shpërnda në drejtim jug-perëndim duke shkaktuar rënie hiri në shumë fshatra në shpatet afër vullkanit.

Frikë në Itali, shpërthen sërish vullkani Etna

Rrjedha u drejtua në jug-perëndim dhe qëndron ende në një lartësi prej afërsisht 2,800 metrash mbi nivelin e detit. Lëkundja vullkanike u kthye në vlera mesatare-të ulëta, ndërsa aeroporti i Katanias mbeti funksional.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion