Po testonte vaksinën kineze Sinovac, shkencëtarja vdes pas infektimit me Covid

Bota

Po testonte vaksinën kineze Sinovac, shkencëtarja vdes pas infektimit

Shkencëtarja kryesore e testimit të vaksinë kineze, Sinovac në Indonezi vdiq të mërkurën nga COVID-19, thanë mediat indoneziane.

Vdekja e Novilia Sjafri Bachtiar vjen ndërsa viktimat nga coronavirusi arrijnë nivele rekord në Indonezi, një nga vendet ku vaksina Sinovac është përdorur më gjerësisht.

Ministri i ndërmarrjeve shtetërore, Erick Thohir publikoi një mesazh në Instagram duke thënë se kjo ishte “humbje e madhe” për kompaninë farmaceutike, BioFarma, e cila merret me prodhimin e vaksinës, raporton cnn.

“Ajo ishte shkencëtare kryesore dhe drejtuese e dhjetëra provave klinike të bëra nga BioFarma, duke përfshirë provat klinike të vaksinës në bashkëpunim me Sinovac”, tha ai.

BioFarma nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi vdekjen e Novilias, e cila ishte në të pesëdhjetat e saj.

Infeksioni dhe vdekjet e punonjësve shëndetësorë në shtetin indonezian që kishin marrë vaksinën Sinovac i kanë shtuar pyetjeve mbi efektivitetin e tij në parandalimin e shtrimit në spital dhe vdekjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion