“Anglinë në finale nuk e çoi Kane dhe Sterling, por Boris Johnson”

Sport

“Anglinë në finale nuk e çoi Kane dhe Sterling, por Boris

Italia ka përhapur një teori konsirative, lidhur me fituesin e Euro2020. “Gazzetta dello Sport”, shkruan se Harry Kane apo Raheem Sterling nuk e kanë ndihmuar Anglinë që të fitojë kundër Danimarkës në Euro 2020, por kryeministri Boris Johnson.

“Penalltia shumë zemërgjerë, e cila ia lejoi ekipit të Southgate që ta mposhtë Danimarkën, i vërteton dyshimet për shkëmbimin e favoreve me Boris Johnson-in, që cilësohet si shpëtimtar i futbollit evropian pas sulmit që bëri nga Super Ligës”, shkroi kjo gazetë.

Disa tifozë italianë pretendojnë se UEFA e favorizon Anglinë dhe po e ndihmon këtë shtet që ta fitojë kampionatin evropian të futbollit, sepse kryeministri Johnson ndërhyri që ta bllokojë krijimin e Super Ligës, e cila do të ishte rivale e garës së UEFA-s, Ligës së Kampionëve.

“Anglinë në finale nuk e çoi Kane dhe Sterling, por Boris

Penalltia e kontestuar në vazhdime kundër Danimarkës është dëshmi që UEFA ishte në anën e Anglisë, tha dikush që përmes rrjeteve sociale pretendoi se fitorja e Anglisë në këtë garë është parashikim i sigurt.

Pasi kryeministri britanik u zotua se do t’i bllokojë ekipet angleze të futbollit që të garojnë në ligën e re, Aleksander Ceferin, president i UEFA-s, e çmoi qeverinë britanike, duke thënë se është i magjepsur nga efikasiteti i saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion