Frikë dhe Panik në Holandë, uji përmbyt banesat, rrezikon si Gjermania

Holanda gjithashtu është një viktimë e përmbytjeve masive, ashtu si dhe Gjermania. Mësohet se dhjetëra mijëra banorë të provincës jugore, Limburg, janë shpërngulur në dy ditët e fundit. Ekipet e shpëtimin po punojnë në terren për të shpëtur jetë njerëzish dhe aktualisht, nuk ka asnjë viktimë.
Megjithatë, rritja e nivelit të ujit në lumenj e lë të hapur mundësinë për shkatërrim nga vërshimet në rajon dhe gjendja mbetet kritike, thonë autoritetet lokale. Niveli i ujit në lumenj në qytetet si Venlo dhe Roermond arritën shifër rekorde të shtunën dhe pritet që sasia të mos ulet deri në mbrëmjen e së dielën, thanë autoritetet. Kjo përbën rrezik për mbushjen e digave dhe objekteve të tjera për mbrojtje nga uji, shkruan Reuters.

Ndërkohë, shumë rrugë në qytetin Roermond dhe përreth tij janë vërshuar nga uji. Reshjet që nisën në Gjermani e Belgjikë pritet të vazhdojnë edhe në Holandë në ditët e ardhshme, për t’i vendosur më pas mbi Detin Verior dhe në bregun perëndimor të këtij shteti.


