1 minutë heshtje për viktimat e Covid-19, Basha e nis ndryshe Kuvendin Kombëtar të PD

Aktualitet

1 minutë heshtje për viktimat e Covid-19, Basha e nis ndryshe Kuvendin

Ditën e sotme,  Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur me një minutë heshtje për jetët e humbura nbga COVID-19 në Shqipëri.

 

"Zoti i dhëntë paqe shpirtrave të tyre dhe i ngushëlloftë familjet e tyre.Sikurse e gjithë Europa e di tashmë, kjo sprovë e vështirë për mbarë njerëzimin shënoi në Shqipëri numrin më të lartë të jetëve të humbura në kontinent në raport me popullsinë.

Një bilanc tragjik që bëhet edhe më pikëllues prej indinjatës që lind vetvetiu ku lotëve dhe dhimbjeve së mijëra familjeve iu kundërvihet buzëqeshja e shtirur e propagandës me të cilën regjimi lau duart për përgjegjësinë e tij. Kur shqiptarët kishin nevojë iu ofroi vetëm propagandë dhe gjoba”, tha kryedemokrati, pas përfundimit të 1 minutëshit.


ME TE LEXUARAT