Vjedhje, kanosje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, arrestohen 4 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. V., 67 vjeç dhe Gj. S., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Më datë 16.07.2021, shtetasi A. A., 48 vjeç, kallzon se në Golem, i kanë vjedhur sende personale në momentin që ka hyrë të lahet në det. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Më datë 16.07.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. H., 54 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin J. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


