Frika nga AstraZeneca, Gjermania hedh sytë nga vaksina Sputnik V, ja kontrata

Bota

Frika nga AstraZeneca, Gjermania hedh sytë nga vaksina Sputnik V, ja

Gjermania ka nisur negociatat me Rusinë, për sigurimin e 2,5 milionë dozave të vaksinës ruse Sputnik V. Lajmin e dha kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder, i cili tha se kjo ishte ideja e ministrit të Shëndetësisë.

 

“Ministri bavarez i Shëndetësisë erdhi tek unë para disa ditësh dhe më tregoi draft-kontratën që do të nënshkruanim me një kompani në Ilertisen, e cila do të na furnizojë me vaksinën Sputnik nëse do të aprovohet në Europë. Plani është të blihen 2,5 milionë doza në muajin qershor për të rritur kapacitetin e vaksinimit në rajon”, tha ai.

Qeveria gjermane ka thënë se do të presë vendimin e rregullatorit europian para se të hyjnë në negociata për blerjen e vaksinës ruse, por vendi ka qenë mes mbështetësve kryesor të Sputnik në BE. Shtete të tjera perëndimore akuzojnë Moskën se po përdor vaksinën si mjet për të zgjeruar ndikimin gjeopolitik. 

ME TE LEXUARAT