“Franca është armike e Rusisë”, Kremlini kundër Macron: Po përfshihet shumë në luftë

Bota

“Franca është armike e Rusisë”, Kremlini kundër

Nuk ka vonuar reagimi i Rusisë ndaj deklaratave të Macron. Shefi i shërbimeve sekrete, Sergei Narishkin i cilësoi si “ëndrra të çmendura dhe paranojake” idetë e Macron, i cili për herë të dytë në pak ditë nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave europiane në Ukrainë.

Pas tij, reagoi edhe zëdhënësi i Kremlinit  Dmitry Peskov, i cili tha se Franca ishtetashmë e përfshirë në luftë dhe kishte sinjalizuar gatishmërinë për përfshirje edhe më të thellë. “padyshim që I lexojmë deklaratat e Macron.

Fakti që Rusia është një armik i Francës, është i qartë, pasi Parisi është tashmë i përfshirë në luftë. Duke gjykuar nga deklaratat e presidentit Macron, ai po mendon të rrisë nivelin e përfshirjes”, ishte deklarata e zëdhënësit të Kremlinit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion