Deklarata e Altin Dumanit, Basha: Sulmet e politikës inkurajojnë krimin të kërcënojë SPAK

Politikë

Deklarata e Altin Dumanit, Basha: Sulmet e politikës inkurajojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me deklaratata e drejtuesit të SPAK Altin Dumani se kreimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori të Prokurorisë së Posaçme.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Basha shpreh mbështetjen e Partisë Demokratike për SPAK.

Kreu i PD dënon dhe sulmet politike ndaj organit të akuzës, pasi sipas tij është politika që me deklaratata e sak inkurajon krimin e organizuar të bëjë të njëjtën gjë.

“Deklarata e kreut të SPAK-ut se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori është një kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Çdo sulm i politikës ndaj sistemit të drejtësisë, nuk bën gjë tjetër vetëm se inkurajon krimin e organizuar të bëjë, gjithashtu, të njëjtën gjë.

Ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë dhe unë i kemi dhënë dhe vijojmë t’i japim SPAK-ut dhe organeve të reja të drejtësisë mbështetje pa kushte.

Vetëm një drejtësi e pasulmuar nga politika, do të jetë një drejtësi e duhur për të mirën e njerëzve.

Vetëm një drejtësi që i shërben shqiptarëve, është një drejtësi imune ndaj çdo kërcënimi”, thekson Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion