LIVE SHORTI CHAMPIONS/ Bajerni “peshkon” Arsenalin, mësohen katër çiftet çerekfinaliste!

Liga e Kampionëve është gati që të hedhë shortin për fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale, me skuadrat që do të mësojnë rivalët në Nion të Zvicrës.
Kësaj radhe nuk ka vazo dhe çdo skuadër mund të bjerë me cilindo kundërshtar, pa ndarje shtetesh.
Të kualifikuarat që do të luajnë në çerekfinale janë: Arsenal, Atletiko Madrid, Barcelona, Bajern Mynih, Dortmund, Mançester Siti, PSG dhe Real Madrid.
Pas shortit të çerekfinales do të mësohen dhe çiftet që do të jenë në gjysmëfinale.
Shorti:
Arsenal - Bayern Munich
Atletico Madrid - Dortmund
Real Madrid - Manchester City
PSG - Barcelona
Veç turit çerekfinal, këtë mesditë do mësohen edhe çiftet e mundshme për gjysmëfinalet.
Ndeshjet e para 9-10 prill, ndeshjet e kthimit 16-17 prill.
Finalja luhet më 1 qershor 2024 në Wembley të Londrës.