Franca detyron 1.8 milionë punonjës të vaksinohen, nga 30 gushti nuk do lëvizet pa certifikatë shëndetësore

Bota

Franca detyron 1.8 milionë punonjës të vaksinohen, nga 30 gushti

Franca ashpërson masat kundër personave të pavaksinuar, në një përpjekje për të frenuar valën e infektimeve me variantin Delta. Nga 30 gushti, punonjësve në sektorë të ndryshëm, përfshirë në restorantet, qendra tregtare, kinema dhe muze duhet të tregojnë certifikatën shëndetësore, ose në të kundërt rrezikojnë pezullimin. Dëshmia, e cila prej disa javësh u kërkohet qytetarëve për të vizituar kinematë, restorantet, palestrat apo muzetë, do të jetë tani e detyrueshme për 1.8 milionë punonjës në të gjithë vendin.

Certifikata shëndetësore tregon provën e vaksinimit, testi negativ apo shërimi nga sëmundja pronarët dhe menaxherët e bizneseve thonë se rregulli i ri do të ketë pasoja. Për këtë, Ministri i Financave Bruno Le Maire, këmbëngul se certifikata shëndetësore është mbrojtja më e mirë për bizneset gjatë krizës shëndetësore.

Franca detyron 1.8 milionë punonjës të vaksinohen, nga 30 gushti

Dhjetëra mijëra protestues kanë dalë nëpër rrugë gjatë javëve të fundit për të protestuar kundër certifikatës shëndetësore, por qeveria thekson se ajo është e nevojshme për të luftuar pandeminë. Sondazhet sugjerojnë se shumica e qytetarëve i mbështesin rregullat./A2cnn

ME TE LEXUARAT