Papa reagon 1 muaj pas operacionit: Një infermiere më shpëtoi jetën

Bota

Papa reagon 1 muaj pas operacionit: Një infermiere më shpëtoi

Papa Francesku ka reaguar për herë të parë, pas një muaj pasi iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë. Papa Françesku në një intervistë për mediat spanjolle ka kujtuar përjetimet e sëmundjes. Sipas tij, një infermiere me shumë përvojë i ka shpëtuar jetën, ndërsa rikujton se në vitin 1957, ishte një infermier ajo që i ka shpëtuar jetën.

“Një infermiere më shpëtoi jetën. Ishte një njeri me shumë përvojë. Ishte hera e dytë që jeta ime shpëtohej nga një infermiere. Herën e parë ka ndodhur në vitin 1957”, tha ai.

Kujtojmë se Papa Françesku u operua në një spital të Romës më 4 korrik. Operacioni ishte i parapërcaktuar dhe shenjtori iu nënshtrua një ndërhyrje në zorrën e trashë, e tanimë ndihet në gjendje shumë të mirë./BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion