Njihuni me 10 gënjeshtrat më të zakonshme që meshkujt i thonë partneres

Mos i beso shumë por edhe mos dysho çdo gjë. Në një lidhje, femrat janë mes kësaj fjalisë, në mënyrë që të krijojnë një lidhje të shëndetshme, por edhe mos të lëndohen. ViralStories ka bërë një shkrim lidhur me gënjeshtrat që meshkujt i thonë partneres.
E nisim me të parën: Kur ai të thotë se nuk e ka problem që ti po del me shoqet e tua. Me shumë mundësi, kjo nuk është e vërtetë. Nuk është se ai nuk do që ti të dalësh, por kur ti e bën këtë pa atë, ai nuk ndihet rehat.
Kur ai të thotë se ka qenë shumë i zënë që të të kthejë mesazhin. Nëse kjo bëhet një rutinë, atëherë ai po të gënjen. Askush nuk është gjithmonë i zënë.
Kur të thotë se nuk është xheloz për ish të dashurin tënd. Kjo gjithmonë është një gënjeshtër. Ai as nuk e duron idenë që emri i tij të përmendet, apo ti të flasësh për të. Kjo i fal shumë pasiguri.

Viral Stories shkruan se kur ai të thotë se mund të të dëgjojë pa u lodhur, kur ti ankohesh, po gënjen. Meshkujt i urrejnë dramat dhe nuk e durojnë faktin që femrat i kushtojnë kaq shumë rëndësi.
Nëse të thotë se nuk sheh më vajza të tjera. Sytë shkojnë kudo, ai po të gënjen. Ndoshta dhe në bisedat me shokët ata flasin për vajzat që i dolën para kur po pinin birra.
Kur ai të thotë se i pëlqen të dalë me shoqërinë tënde. Ai thjesht të bën qejfin ty, por kurrë nuk do donte të dilte me ta.
Kur ai e shikon si diçka normale faktin që ti dehesh. Ai e urren kur sillet si mamaja jote, kur ti dehesh.

Nëse ai të thotë se do punojë vonë dhe nëse kjo bëhet rutinë. Po gënjen! Analizoje mirë situatën.
Nëse ai të ka thënë se nuk e bezdis fakti që vonohesh kaq shumë. Ai e urren të presë dhe orët i kanë kaluar kot.
Gjithashtu, mos e beso kur të thotë se nuk sheh porno online. Të gjithë meshkujt shohin.


