Fotot tregojnë se sulmet ajrore të Izraelit ndaj centralit bërthamor të Iranit ishin jashtëzakonisht efektive

Bota

Fotot tregojnë se sulmet ajrore të Izraelit ndaj centralit

Vlerësimet fillestare të dëmeve nga beteja mes Izraelit dhe Iranit, tregojnë se sulmet izraelite në uzinën bërthamore të Natanzit të Iranit ishin jashtëzakonisht efektive dhe shkuan përtej dëmtimit sipërfaqësor të strukturave të jashtme, duke ndërprerë energjinë elektrike në nivelet e poshtme ku ruhen centrifugat e përdorura për të pasuruar uraniumin, thanë dy zyrtarë amerikanë për CNN.

“Ky ishte një sulm i shpejtë me spektër të plotë”, tha një burim tjetër i njohur me vlerësimet e hershme të dëmeve, i cili tha se sulmi izraelit ndaj objektit duket se ka përfshirë edhe elementë kibernetikë.

Nuk është e qartë nëse elementët kibernetikë apo sulmet kinetike shkaktuan ndërprerjen e energjisë elektrike.

Natanz, objekti në zemër të ambicieve bërthamore të Iranit, u përfshi nga flakët të premten, sipas imazheve të mediave sociale të gjeo-lokuara nga CNN dhe televizioni shtetëror iranian.

Kompleksi bërthamor, rreth 250 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran, konsiderohet si objekti më i madh i pasurimit të uraniumit në Iran.

Analistët thonë se vendi përdoret për të zhvilluar dhe montuar centrifuga për pasurimin e uraniumit, një teknologji kyçe që e shndërron uraniumin në karburant bërthamor.

ME TE LEXUARAT