Foto/ Stuhi në Spanjë, përmbytje të mëdha në disa rajone, 9 mijë rrufe godasin vendin

Bota

Foto/ Stuhi në Spanjë, përmbytje të mëdha në disa

Një stuhi e fuqishme mbolli kaos në pjesë të ndryshme të Spanjës, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa rajone, duke lënë mijëra vetë pa energji elektrike e duke detyruar autoritetet të mbyllin rrugë e linja hekurudhore.

Foto/ Stuhi në Spanjë, përmbytje të mëdha në disa

Stuhia, që mori forcë prej temperaturave të larta dhe niveleve rekord të lagështisë në ajër, goditi me forcë të skajshme sidomos qytetin bregdetar të Alcanarit dhe rajonin verilindor të Katalonjës.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shprehur solidaritetin e tij të plotë me zonat e goditura dhe i kërkoi banorëve të tregohen shumë të kujdesshëm, pasi reshjet e rrëmbyera duket se do të vazhdojnë.

Foto/ Stuhi në Spanjë, përmbytje të mëdha në disa

Disa rrugë në Alcanar u kthyen brenda një kohe të shkurtër në lumenj të vërtetë; vërshimi i ujërave mori me vete makina, pemë e madje edhe mobiljet që gjeti përpara.

Foto/ Stuhi në Spanjë, përmbytje të mëdha në disa

Por, ndonëse pati raporte për persona të bllokuar nëpër automjete, deri tani nuk flitet për viktima. Sipas shërbimit kombëtar të metereologjisë, stuhia shkaktoi më shumë se 9.000 rrufe në mbarë vendin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion