The Rock gjen sozinë e tij dhe e fton për një pije, kush është polici që i ngjan jashtëzakonisht

Showbiz

The Rock gjen sozinë e tij dhe e fton për një pije, kush

Një foto e një oficeri policie u bë virale në rrjet, thjesht sepse ai ngjante jashtëzakonisht shumë me aktorin Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock”. Madje, kur e pa, as vetë The Rock nuk mund të rrinte pa reaguar, shkruan “CNN”.

The Rock gjen sozinë e tij dhe e fton për një pije, kush

Aktori postoi foton në rrjetet e tij sociale, duke bërë shaka me sozinë, i cili quhet Eric Fields dhe është nga Morgan County, Alabama.

“Oh! Wow. Djali në të majtë është shumë më cool. Qëndro i sigurt vëlla dhe faleminderit për shërbimin. Një ditë ne do të pimë @Teremana dhe do të m’i tregosh të gjitha historitë e tua lidhur me The Rock, sepse e di që do kesh shumë,”- shkroi Johnson në Twitter të martën, duke e ftuar Eric të pinë bashkë një tequila të markës së tij.

The Rock gjen sozinë e tij dhe e fton për një pije, kush

 

Zyra e Sherifit të Qarkut Morgan reagoi ndaj postimit të Johnson, duke e ftuar të kalojë kohë në patrullë me ta.

Në një intervistë për gazetën e Alabama-s, Advance Local, Fields tha me shaka se e quajnë fëmija i dashurisë së The Rock dhe Vin Diesel. Megjithatë, ai pranoi se krahasimi me një njeri të famshëm si Johnson i shton presionin për të përmbushur pritshmëritë e të tjerëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion