Njihuni me liderin e ri të talebanëve: Në 2001 bindi të birin të vdiste si kamikaz!

Bota

Njihuni me liderin e ri të talebanëve: Në 2001 bindi të

Gjatë të ashtëquajturit “emirati i parë”, ishte në krye të sistemit gjyqësor dhe promovoi vrasjen me gurë për tradhëtinë bashkëshortore e prerjen e duarve për hajdutët.

Lideri i talebanëve, Hibatullah Akhundzada, është njeriu qe mund të kthehet në udhëheqësin e ri të Afganistanit.

Interpretimi i tij i ligjit të sheriatit asokohe i afrohej modeleve iraniane të vetëvrasjes, që u imituan nga Al Kaeda. Në vitet e para pas pushtimit të Afganistanit në 2001-shim, Akhundzada rekrutonte aktivisht vullnetarë për sulme kamikaze, e për të dëshmuar se besonte dhe vetë në ato që i predikonte të tjerëve, bindi njërin prej djemve të tij të kthehej në një atentator vetëvrasës, në një shahid.

Talebanët janë të organizuar me një hierarki të qartë. Akhundzada është kreu i tyre që prej vitit 2016. Kleriku i lartë islamik është autoriteti më i rëndësishëm në të gjitha çështjet politike, ushtarake dhe fetare. Ai mbështetet nga tre të deleguar dhe disa ministra që janë përgjegjës për ekonominë, ushtrinë dhe shërbimet sekrete. Instanca më e lartë këshilluese është “Rahbari Shura” me 26 anëtarë.

Përfaqësia ndërkombëtare e talibanëve gjendet në Doha, kryeqyteti i Katarit dhe drejtohet nga bashkëthemeluesi i talibanëve, Mullah Abdul Ghani. Pikërisht përfaqësues nga ky grup morën pjesë dhe ne bisedimet e paqes me SHBA, të drejtuara asokohe nga mullahu Abdul Hakim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion